Eksplorimi i kulturave të reja, rrugëve të panjohura dhe largimi nga zona juaj e rehatisë, për disa mund të jetë aventurë, kurse për disa të tjerë është i pranishëm edhe ankthi. Nëse është kështu atëherë pushimet për të cilat po ëndërronit prej kohësh mund të shndërrohen në një zonë të minuar.
Çrregullimet e ankthit prekin gati 1 në 5 amerikanë, sipas “Anxiety and Depression Association of America”. Këto çrregullime mund të përjetohen edhe për shkak të një udhëtimi. Çdokush e përjeton ankthin nga udhëtimi në mënyra të ndryshme. Disa ndihen të stresuar kur mendojnë se mund të humbasin rrugën për t`u kthyer në hotel, kurse të tjerë kanë frikë se mund të sëmuren nga ushqimi. Ka edhe nga ata që fiksohen a e kyçën derën e shtëpisë pasi dolën.
Pavarësisht të gjithave, nuk duhet ta lini ankthin t`ju ndalojë së eksploruari botën.
Çfarë mund të bëni përpara udhëtimit, për të ulur ankthin?
Mbroni veten
Keni frikë se mund të sëmureni? Merrni siguracionin e udhëtimit për çdo emergjencë. Keni frikë se mund të humbisni pasaportën, atëherë mbajini fotot e dokumentave më të rëndësishme në një smartphone të ruajtur me kod. Keni frikën se si do të mund të komunikoni? Mësoni disa fjalë kyçe të zonës ku po shkoni, ose shkarkoni një fjalor.
Planifikoni itinerarin
Të njohësh se cilat zona janë të sigurta për të kaluar do të ndiheni më mirë, me më shumë besim.
Paketoni në mënyrë të zgjuar
Mos qëndroni vonë natën përpara udhëtimit për të bërë valixhet gati. Organizimi dhe paketimi pak ditë më parë do t`ju ulnin stresin. Duhet të jeni të sigurtë që të merrni me vete çdo gjë që ju duhet. Disa gjëra që e dini se ju qetësojnë kur nuk ndiheni mirë, si jastëku apo muzika e preferuar duhet të jenë në çantën tuaj.
Fokusohuni në pikat pozitive
Kur të kuptoni se po ndjeni ankth, atëherë kujtoni përse po e merrni këtë udhëtim. Imagjinoni vendet e bukura që do shikoni.
Kërkoni pak ndihmë
Nëse ankthi juaj është i lartë atëherë nuk keni përsa ta luftoni vetëm. Kërkoni ndihmën e një specialist terapist që të zbuloni së bashku se nga vjen ankthi. Vetëm kështu mund ta luftoni. Mund të kërkoni edhe medikamante lehtësuese nga mjeku.
Çfarë mund të bëni gjatë udhëtimit?
Merrni frymë thellë
Merrni frymë thellë përmes hundës dhe nxireni përmes gojës, sikur të jeni duke ngrënë supë të nxehtë.
Imagjinoni
Imagjinoni veten në një vend të sigurtë, të rehatshëm e që e lufton ankthin.
Përdor teknika të tjera të goditjes së stresit
Meditimi, ushtrimet e ndryshme dhe joga janë vërtetuar se e ulin stresin.
Shpërqëndrojeni veten
Në vend të të bërit panik se mund të bjerë avioni, çojeni mendjen në aktivitete që ju bëjnë të ndiheni mirë si të parit filma argëtues, të dëgjuarit muzikë, apo të lexuarit librin e preferuar.
Flisni me të afërmit
Nëse keni një linjë telefonike, flisni me ndonjë të afërm në çastet kur ju kap paniku.
Bëni një pushim
Mund të bëni pushime gjatë pushimeve. Shkoni në një spa, porosisni ushqim në dhomë. Bëni çdo gjë që ju bën të ndiheni mirë.
Çfarë mund të bëni pas udhëtimit?
Mbani eksperiencat pozitive
Të gjitha eksperiencat pozitive të udhëtimeve do t`ju shërbejnë për të kuptuar se mund t`ia dilni.
Planifikoni udhëtimin tjetër
Disa mendojnë se sa më shumë udhëtime të bëni aq më të lehtë do ta keni për të luftuar ankthin e udhëtimit.
Burimi i lajmit: https://www.smartertravel.com/2017/07/12/traveling-with-anxiety-tips/
Burimi i fotos: © Nubia Navarro https://www.pexels.com/photo/action-blur-car-child-386009/