Lifestyle

Sa lloje tradhtish ekzistojnë?

Kur mendoni për tradhtinë me siguri e mendoni si diçka fizike. Mendja juaj imagjinon dy njerëz që takohen në një dhomë hoteli dhe në fshehtësi të partnerëve të tyre.

Po tradhti mund të ketë edhe nëse nuk e prekni dikë fare me dorë. Aferat emocionale mund të përkufizohen edhe si ndjenja miqësore ose platonike për dikë që gradualisht shndërrohet në një marrëdhënie romantike ose seksuale edhe pse mund të jesh në një marrëdhënie tjetër. Rreth 45% e burrave dhe 35% e grave kanë pranuar se kanë dashur të kenë një marrëdhënie emocionale në momentin kur kanë tradhtuar, kurse 20% janë tërhequr fizikisht.

Ndaj edhe një arsye e tradhtisë është fakti se njerëzit nuk e konsiderojnë si tradhti atë emocionalen. Këtë e mbështet fuqishëm edhe fakti se shumë njerëz njihen përmes rrjeteve sociale në të cilat flasin fillimisht vetëm me mesazhe dhe nuk janë aspak afër.

Sipas Lynn Saladino, psikolog klinik: “Ne ndalojmë së e pari partnerin si një qenie emocionale dhe nisim ta shikojmë më tepër si një persona që na ndihmon për të përmbushur detyrat e përditshme.” Kur ndodh kjo gjë në marrëdhënie, atëherë do të kërkohet raporti emocional diku tjetër.

“Në ditët e sotme është fare e thjeshtë të shkëputesh emocionalisht nga njerëzit”, tha psikologia dhe ekspertja e marrëdhënieve, Vijayeta Sinh. Ne mund të jemi duke ngrënë dark me një mik e ndërkohë flasim me dikë tjetër në Facebook. Shumë nga ne, zgjohemi në mëngjes dhe pa përshëndetur ende partnerin, e pa thënë “mirëmëngjes”, kapim telefonin.
Dëmet që mund të shkaktojë tradhtia emocionale janë shumë më të mëdha sesa ato fizike edhe pse mund të shkëputesh më lehtë nga një marrëdhënie emocionale, në të cilën ndoshta ende nuk je takuar.

Burimi i lajmit: http://uk.businessinsider.com/what-is-an-emotinal-affair-2017-6

Burimi i fotos: https://pixabay.com/en/infidelity-love-affair-cheating-379565/