ShowBiz

E mbani mend Korronadon? Dikush do ta sjellë në Shqipëri

Korronado ishte një personazh nën frikën e të cilit u rritën shumë fëmijë. Ishte telenovela e parë që u shfaq në Shqipëri, “Për ty” dhe personazhi negativ të kallte frikën. Shumë mama dëgjoje ngado nëpër lagje t`u thonin fëmijëve: “Haje bukën se erdhi Korronado”, ose “Fli gjumë se erdhi Korronado”. Kështu që vështirë të harrohej ai personazh. Duket se një kërcimtare shqiptare ka miqësi me të, madje ajo e konsideron si fans të vetin. Ka premtuar se së shpejti do ta sjellë në Shqipëri aktorin. Jo vetëm kaq, por ka vazhduar duke premtuar plane të reja për në kinematografi.

Link: https://www.facebook.com/anna.shtetnevete.37/posts/806216539538239

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BUm8regjuux/