ShowBiz

I keni problem kilet e tepërta? Eni Çobani ka një mesazh për gratë!

Kjo periudha e pushimeve të verës dhe ajo e Vitit të Ri janë dy nga ato momentet kur gratë e teprojnë me ushqimin, neglizhojnë palestrën dhe ankohen pastaj për kilet e tepërta. Ka raste kur peshorja shndërrohet në makthin e tyre më të madh. Eni Çobani, e cila i ka disa kile më tepër ka dhënë një mesazh për të gjitha zonjat që kanë probleme me kilogramët.
“Dhurata më e madhe është shëndeti. Pasuria më e madhe është kënaqësia. Dhe marrëdhënia më e mirë është besimi. Të kesh shëndet, të qesh fytyra, të ndrijnë sytë dhe mbushet zemra me lumturi. Ju uroj së pari shëndet pastaj vijnë të tjerat”, shkroi ajo.
Këto janë ato që kanë më tepër vlerë.

https://www.instagram.com/p/BWrkg4wlsqd/

Link: https://www.instagram.com/p/BWrkg4wlsqd/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BWp86oSFJ0D/?taken-by=enicobani