Roan ka ditëlindjen. Ai bën sot 2 muaj plot që nga dita kur ka lindur dhe kjo meriton të festohet. Si Majki, ashtu edhe Majlinda kanë postuar foto ku e urojnë djalin. Urimit në postimin e Majkit i është bashkuar edhe Getoari. Roan është i përkëdheluri i të gjithëve.
Pak minuta pas urimeve, reperi ndau një foto të djalit dhe një gruaje që ishte duke e mbajtur. Për nga flokët duket si Majlinda. Të jetë vallë ajo? Edhe nëse është, kjo nuk vërteton që janë rikthyer bashkë. Ata kanë një fëmijë dhe në ditët më të rëndësishme të të birit do jenë gjithmonë bashkë. Ku ka më mirë?