Jo të gjitha ditët janë njësoj dhe jo çdo ditë mundemi të shijojmë kafe buzë detit. Kjo e sotmja për Silva Gunbardhin nuk ka nisur fare bukur. Ajo ka marrë hekurin e ka nisur nga puna sapo është zgjuar. Po kush do të donte të hekuroste që sa zgjohet e për më tepër në mesin e vapës?
Ka ndarë një moment nga puna, shoqëruar me fytyra të trishtuara. Zonjat e dinë mirë që po u kap hekuri me duar, nuk del prej tij pa disa orë të mira.
Ka punë shtëpia…