Sot ka ardhur një lajm jo fort i mirë për të gjithë ata që jetojnë në Lushnje. Lajmëtarja ishte Klea Huta, e cila ka shkruar në InstaStory se “Maratona e Këngës Popullore” që ishte planifikuar të mbahej sonte në Lushnje nuk do të zhvillohet për shkak të kushteve atmosferike. Megjithatë nuk bëhet fjalë për një anulim, por thjesht një shtyrje të planeve, deri në 2 Gusht.
Ndërkohë që programacioni do të vazhdojë siç ishte parashikuar dhe nesër shkojnë në Berat.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BN-EaEBgc7F/?taken-by=kleahuta