Mbrëmjen e djeshme ia ka rezervuar të shtrenjtës së saj. Luana dhe mbretëresha e shtëpisë kanë darkuar dhe kanë bërë edhe “Gëzuar”, po për çfarë? Mund të kenë shumë arsye, që ndoshta ne nuk i dimë, po për diçka jemi në dijeni. Suksesi më i fundit i Luanës me këngën “Benzina” dhe zjarri që i ka vënë gjithë shtëpive, makinave dhe diskove, e meriton padyshim një festë.
Dy prej të bukurave të familjes Vjollca kanë shijuar shoqërinë e ëmbël të njëra-tjetrës dhe ku ka më mirë?