U rrit edhe djali i Vesës dhe Big Bastës e ka nisur nga prapësitë. E ka harruar zakonin e vjetër kur boshatiste dollapët e rrobave dhe futej me kokë në frigorifer, (për të bërë rrëmujë jo për të ngrënë), e ka gjetur një lojë të re. Me pudrën është zbardhur i gjithi dhe ka pluhurosur kudo nëpër krevat. Nga njëra anë kemi Vesën që e ka gjetur belaja e nga ana tjetër kemi Lian që është vërtetë fëmijë i shkathët, e që nuk i lë dy gurë bashkë.
Luajti me pudrën e çfarë pastaj, në fund të fundit e ka të tijën e mund të bëjë ç`të dojë. Mami është aty për t`i bërë punët e shtëpisë nga fillimi.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BUAfraZjS7E/?taken-by=vesaluma