Marc Anthony ka humbur njeriun e shtrenjtë të zemrës. Bëhet fjalë për nënën e tij, heroinën siç ai e ka quajtur. Ajo nuk ia doli dot dhe ditën e djeshme u nda nga jeta. “Mami do më mungosh shumë”, e mbylli lajmërimin Marc, i cili e tregoi trishtimin në çdo shkronjë.
Mes dhimbjes nuk harroi të falënderonte të gjithë ata që ishin lutur për të. Ngushëllimet kanë qenë po aq të shumta sa edhe lutjet për nënën e këngëtarit.
Link: https://www.instagram.com/p/BXEFKgVA3SB/?taken-by=marcanthony
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BWJG3igAoQ_/?taken-by=marcanthony