Lifestyle

Rreziqet që i kanosen shëndetit tuaj këtë verë

Në verë janë pushimet dhe është një kohë e bukur përgjithësisht, por në verë ka edhe mushkonja dhe jo vetëm. Ka edhe gjëra të tjera që do t`jua vinin në rrezik serioz shëndetin.

Mospirja e ujit të mjaftueshëm do t`ju dehidratonte ose do të rriste rrezikun për gurë në veshka. Nuk është e thënë që duhen 8 gota me ujë dhe kaq. Sasia e ujit që duhet të konsumoni varet nga aktiviteti i ditës, çfarë hani dhe në varësi të këtyre ju duhen më pak apo më shumë.

Dehidratimi mund të jetë i rrezikshëm për memorjen dhe humorin. I bën njerëzit të ndihen të dobët dhe të lodhur. Kështu që në verë duhet të jeni vigjilentë për të pirë ujë sa herë që ndjeni etje.

Goditja nga nxehtësia mund të vrasë
Në një vit tipik në USA, vala e të nxehtit vret më shumë njerëz se tornadot, ngricat, uraganet dhe përmbytjet. Edhe në Shqipëri i nxehti nuk kalon pa pasoja. Nëse trupi mbinxehet shkakton dëme në veshka, muskuj, zemër dhe tru. Konsumimi i alkoolit do ta bënte më të vështirë rregullimin e temperaturës.

Aksidentet me makinë janë më të shpeshta në verë
Mund të mendoni se në dimër ka borë dhe akuj në rrugë, por zakonisht aksidentet në verë janë më fatale. Të rinjtë mbarojnë shkollën dhe nisin të ngasin makinën. Gjithsesi qëndroni vigjilentë dhe mos bëni mesazhe ndërkohë që ngisni makinën.

Mushkonjat mund të transmetojnë sëmundje serioze si Zika
Mushkonjat mund të shpërndajnë sëmundje të ndryshme si Malaria, Zika etj. Ato janë përgjegjëse për vdekjen e 800 mijë njerëzve çdo vit, duke u shndërruar kështu në kafshët më të rrezikshme në planet.

Djegiet nga dielli janë faktor risku për kancerin vdekjeprurës.
Nuk do t`ju mbanin vetëm zgjuar përgjatë gjithë natës nga dhimbjet që shkaktojnë, por mund të jenë edhe më të rrezikshme se kaq. Kanceri i lëkurës shkaktohet më së shumti nga rrezet ultraviolet.

Mbytjet janë një shkaktar i vdekjes aksidentale gjatë këtij sezoni, sidomos te fëmijët.
Më shumë se 3500 njerëz vdesin çdo vit në Amerikë nga mbytja. Ditët e fundit, rastet kanë qenë të shpeshta edhe në Shqipëri. Kujdes nga uji, sidomos kur keni pirë pak dhe sytë katër për të kontrolluar fëmijët, dinë apo nuk dinë not vazhdoni ndiqini me sy. Njerëzit që janë duke u mbytur nuk mund të thërrasin për ndihmë.

Helmimi nga ushqimi arrin kulmin në verë
Duhet të jenë të kujdesshëm kur e përgatisni ushqimin dhe kur e mbani për më vonë. Në verë rrezikshmëria nga helmimi i ushqimit arrin kulmin. Bakteret lulëzojnë në verë. Kujdes nga ushqimi i lënë jashtë, në të nxehtë, në temperaturën e dhomës dhe nga duart e palara.

Aksidentet me anije janë të shpeshta gjatë verës, sidomos kur përfshihet alkooli.
Në 2016-ën më shumë se 4400 anije bënë aksident në USA, me më shumë se 701 vdekje. Vdekjet ndodhën më së shumti nga mbytja, sepse njerëzit nuk kishin veshur jelekët e shpëtimit.

Pickimi i bletës mund të shkaktojë vdekjen e njerëzve alergjik
Ka disa njerëz që janë alergjik dhe pickimi i bletës do t`i shkaktonte vdekjen e shpejtë, në pak minuta. Ndaj këta njerëz në një rast të tillë duhet të dërgohen menjëherë në spital për të marrë mjekimin e duhur.

Mund të merrni virus të rrezikshëm gjatë notimit në pishinë.
Pishinat që nuk përmbushin standardet e higjenës janë burim virusesh dhe infeksionesh.

Burimi i lajmit: http://www.businessinsider.com/worst-summer-health-risks-2017-7/#you-can-pick-up-nasty-bugs-when-swimming-in-a-pool-11

Burimi i fotos: © MemoryCatcher https://pixabay.com/en/beach-people-surf-bathers-swimming-2272303/