ShowBiz

‘Despacito’ është tashmë videoja më e shikuar në YouTube

Kënga e publikuar nga Luis Fonsi dhe Daddy Yankee theu rekordet me rreth 3 miliardë shikime. Ajo zëvendësoi “See You Again” nga Wiz Khalifa dhe Charlie Puth, e cila ishte për një kohë të shkurtër videoja më e shikuar në YouTube.
Hiti i verës “Despacito” që po e dëgjojmë ngado është tashmë më e klikuara. Aktualisht ajo ka më shumë se 3,017,338,882 shikime. Kënga influencohet nga muzika Latine, ka ritme Reggaeton dhe u publikua në 13 Janar. Në një pjesë të suksesit ka kontribuar edhe versioni nga këngëtari kanadez, Justin Bieber. Në Gjermani është në krye prej kohësh.
“See You Again” rrëzoi nga froni këngën më të klikuar të një kohe të gjatë “Gangnam Style” të reperit Korean, Psy.

https://www.youtube.com/watch?v=kJQP7kiw5Fk

Link: https://www.youtube.com/watch?v=kJQP7kiw5Fk

Burimi i lajmit: https://m.heise.de/newsticker/meldung/Despacito-ist-neues-meistgesehenes-YouTube-Video-3793663.html

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=kJQP7kiw5Fk