Travel

Cilat janë karakteristikat e turistëve amerikanë?

Pjesa tjetër e botës mendon se amerikanët janë turistë të tmerrshëm. Ky është stereotipi i krijuar për shkak të disa karakteristikave të përgjithshme të amerikanëve kur udhëtojnë. Më poshtë janë disa prej tyre.

Vetëm anglisht
Askush nuk thotë që amerikanët të mësojnë rrjedhshëm gjuhët e vendit në të cilin kanë shkuar për vizitë, por disa fraza dhe fjalë kyçe mund t`i mësojnë.

Ankohen për porcionet

Veshjet
Këpucë të bardha, kapele bejsbolli duken si një uniformë.

Pyesin për çmimin e gjërave në dollarë
Është krejt në rregull t`i bëni llogaritë me mendje ose me një makinë llogaritëse, por mos pyesni shitësin “sa kushtojnë në paratë e vërteta”.

Patriotizmi i tepruar
Shpeshherë ata tregojnë se si i bëjnë gjërat në Amerikë. Është bukur të diskutosh rreth kulturave të ndryshme, por jo për të vënë në dukje të metat e vendit tjetër. Në një udhëtim duhet të mësosh për vendin ku ke shkuar, por në këtë formë humbet vetë qëllimi i udhëtimit.

Tentojnë të rikrijojnë Amerikën në vendin ku kanë shkuar
Po udhëtoni për një arsye, për të pasur eksperiencë duke provuar gjëra të reja.

Paketimi i shumë gjërave
Një valixhe e mbushur plot është një indikacion për të njohur amerikanët prej së largu, kështu thuhet.

Megjithëse këto karakteristika duken të jenë të çdo udhëtari, nga çdo vend i botës.

Burimi i lajmit: https://www.smartertravel.com/2012/09/30/7-signs-youre-an-ugly-american-tourist/
Burimi i fotos: © stevepb https://pixabay.com/en/suitcase-luggage-baggage-bag-case-468445/