Të gjithë ia kemi bërë vetes këtë pyetje: Të udhëtosh privatisht apo me agjensi turistike? Si çdo gjë tjetër edhe këto kanë të dyja avantazhet dhe disavantazhet e tyre. Dihet se me udhëtimet e organizuara shpenzohet më pak, por do të ketë disa orare të cilat duhen respektuar dhe një axhendë. Të ikësh vetëm ka më shumë mundësi për fleksibilitet dhe për të zgjedhur, por nga ana tjetër të duhet të zgjedhësh mund të dojë kohën e vetë.
Sa vjen e më shumë po i besohet planifikimi i pushimeve agjensive të cilat kanë si slogan se duhet të bëni gati vetëm valixhet dhe për të tjerat mendojnë ata.
Nëse nuk keni shumë kohë për të planifikuar, apo nuk dëshironi të shpenzoni shumë atëherë lëreni në dorë të të tjerëve.
Nëse jeni shumë të dhënë pas planifikimit dhe organizimit atëherë merruni vetë me gjithçka.
Burimi i fotos: © rawpixel.com https://www.pexels.com/photo/activity-adventure-blur-business-297642/