Vedat Ademi sapo e ka dhënë lajmin e mirë. Ai po bëhet baba për herë të dytë, kjo është e sigurtë. Diçka mbeti disi e paqartë. Në urimin e tij, pasi dha lajmin se ishin në pritje të fëmijës së dytë falënderoi gruan për surprizën e veçantë. Ndoshta ajo nuk ia kishte thënë ende, pasi kishte pritur ditëlindjen. Sa ide interesante!
Vedati nuk mund të ishte më i lumtur, pasi e feston këtë ditëlindje në pritje të anëtarit të ri të familjes. Jon Art do bëhet me një motër ose vëlla.
Urime Vedat dhe gëzuar ditëlindjen!
Link: https://www.instagram.com/p/BYGQg-YlZmh/?taken-by=vedatademi