E para e nisi Orinda. Ajo e ndryshoi ngjyrën e flokëve menjëherë pas dasmës. Kur na përshëndeti nga muaji i mjaltit flokët i kishte të kuqe. Pas saj një ndryshim të dukshëm bëri edhe Turi. Ai u bë tullac. Çifti duhet të ketë pasur ndonjë kompromis mes miqve dhe ndaj kanë zgjedhur ta mbajnë fjalën.
Po ç`ndodhi pas këyre ndryshimeve? Ndërkohë që muaji i mjaltit vazhdon dhe Orinda i ka ende flokët e kuqe, Turi nuk është më tërësisht pa flokë. Ato kanë nisur të dalin. Muaji i mjaltit do të zgjasë edhe pak, kështu që kanë kohë të vijnë ashtu siç ikën.