Muaji i mjaltit për ta ishte vërtetë muaj mjalti sepse aq po zgjat. Kanë gati një muaj që po shëtisin botën dhe po na sjellin vazhdimisht foto dhe video. Këtë herë Orinda tregoi një dëshirë që ka. Gjatë qëndrimit atje është dashuruar me një lule që do dëshironte ta kishte në shtëpi dhe jo vetëm në ballkon, por edhe brenda saj. Thonë që lulet natyrale nuk duhen mbajtur brenda shtëpisë. Kjo për shkak se gjatë natës ato çlirojnë dioksidin e karbonit dhe thithin oksigjenin. Gjithsesi për një të dashuruar pas tyre ka disa tolerime. A do t`ia plotësojë Turi dëshirën?