Do të prekemi sa herë përmendet emri i tij, apo sa herë ia dëgjojmë zërin dhe këto raste janë të shpeshta. Këtë herë kemi një arsye më shumë. Janë fjalët e gruas së tij që na përlotën.
Në makinën e saj dëgjohet muzika e bashkëshortit dhe në një moment ajo e bëri një video të shkurtër, duke shkruar sipër saj: “Doktori i zemrës”. Nëse për të gjithë ishte një ndër artistët më të mirë, për Blerinën ishte më shumë, njeriu i jetës dhe zemrës.
Megjithatë ka disa arsye për t`u ngushëlluar. Flori i ka lënë pas gjëra të çmuara, siç janë dy fëmijët dhe këngët e tij.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BO4ccyEhRfq/?taken-by=blerinakondi