Vitet ikin shpejt, kurse muajt akoma dhe më tepër. Ansi i vogël tani është një djalë i rritur që është gati për të bërë poza të bukura sa herë që mami dhe babi ia kërkojnë këtë. Ai është duke u argëtuar pafund te deti, po pak kohë për një foto e ka gjetur.
Sinani mund të hedhë sa foto të dëshirojë dhe publiku është gjithmonë aty për t`i pëlqyer dhe komentuar, ama këto të Ansit thyejnë rekorde. Duket se vogëlushi i ka fituar zemrat e të gjithëve, pa nisur ende me videot përshëndetëse.
Nëse kur të rritet, vendos të bëhet artist, rrugët do t`i ketë të hapura edhe fansat i ka.