ShowBiz

Noizy bën lëvizjen e madhe – Kjo është vajza që i bashkohet grupit OTR

Pas Keisi Medinit, një tjetër emër i njohur i modës i shtohet grupit OTR. Vetë Noizy e ka dhënë lajmin në një foto ku shkruan se kjo ishte lëvizja tjetër e madhe. Bëhet fjalë për Oriola Marashin, e cila disa kohë më parë ka thënë se nëse do t`i jepej një mundësi në muzikë, nuk do t`i thoshte “jo”. Ajo është modele, por studion edhe për soprano kështu që siç duket nuk i ka thënë “jo” një ftese të Noizyt dhe grupit OTR.
Ajo që mbetet pas këtyre lajmeve të mira nga grupi është të presim se çdo të ndodhë. Me praninë e kaq shumë vajzave seksi dhe të talentuara gjëra të bukura po vijnë…

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BW0c7_blEmg/?taken-by=zinizin