ShowBiz

Surprizohet Xhensila Myrtezaj nga kunata dhe jo vetëm – Atmosferë dasme

Atmosfera e dasmës po ndihet kudo, sepse një martohet e njëqind gëzojnë. Nusja e ardhshme, pasi ka dalë nga parukeria është përballur me një situatë feste. Të afërmet dhe miket e saja janë bërë bashkë, janë veshur njësoj, ashtu siç shoqërueset e nuses vishen dhe janë gati për të nisur nga puna. Ky është edhe funksioni i shoqërueseve në fund të fundit, që të kujdesen për detajet e dasmës dhe të lehtësojnë punën e nuses.
Xhensila nuk e ka fshehur entuziazmin dhe ka ndarë disa momente nga takimi me to. Në skuadrën e shoqërueseve ishte dhe Ana, motra e Besit.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BV2fZPzhY0M/?taken-by=xhensilamyrtezaj