ShowBiz

Kush do të jenë prezantuesit e ‘Fiks Fare’ për këtë vit?

Sezoni i ri televiziv po nis dhe duket se të parët që do të startojnë janë emisionet investigative. Do të fillojë transmetimet “Boom” me Fiorin dhe Rozi, por do të startojë edhe “Fiks Fare”. Edhe këtë vit prezantuesit do të jenë Dori dhe Devisi, ashtu si sezonin e kaluar. Djemtë kanë ndarë disa foto nga reklama që lajmëronte nisjen e sezonit.
Pritet tashmë njoftim edhe nga programi “Stop”. Siç duket, në emisionet investigative nuk ka pasur ndryshime këtë vit, përsa i përket moderatorëve.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BQ0w0tNFo7c/?taken-by=dorian_ramaliu