Këngët dedikuar vendit, dashurisë për të, mirënjohjes ndaj dëshmorëve dhe pavarësisë nuk kanë përse të presin Shkurtin apo Nëntorin.
Feti dhe Garip Jakupi së bashku me Rovena Hotin, publikuan këngën e tyre për “Pavarësinë” me të njëjtin titull. Tre zërat u ndërthurën perfeksionisht për t`i kënduar Adem Jasharit e shokëve të tij. Në asnjë këngë pavarësie nuk mund të mungojë emri i tij.
Prania e figurantëve të veshur me kostume popullore i jep akoma më shumë emocion projektit.
Tani festat tona të pavarësisë kanë një tjetër këngë, të konceptuar në trajtë kolazhi, për të kënduar e kërcyer.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=nrL3vxs6k1I