Lëvizjet nëpër televizione nuk kanë mbaruar ende. Arjola Shehu është moderatorja më e re që i bashkohet Televizionit Klan. Ajo ka shkruar dje rreth eksperiencës që e pret, duke mos harruar të falënderojë gjatë bashkëpunëtorët e vjetër.
Arjola tregoi se do të jetë çdo ditë në ekran, ndryshe nga më parë.
Nuk është e vetmja që i shtohet ekipit. Marina Vjollca do të ketë një program të vetin në këtë televizion. Sezoni i ri në ekran do të ketë të reja të shumta. Mezi presim të zbulojmë më shumë detaje rreth formateve.
Link: https://www.instagram.com/p/BYbcdGjFKZw/?taken-by=arjola_shehu
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BBexRLJDj2D/?taken-by=arjola_shehu