ShowBiz

Në Ditën e Bajramit, Leonora Jakupi ‘viziton’ të atin

Janë ditët e gëzueshme ato në të cilat ia ndjejmë edhe më shumë mungesën njerëzve të dashur. Kështu që më e mira është t`i vizitojmë ata. E sigurisht që jo të gjithë e kanë fatin e mirë të shkojnë e t`i përqafojnë të dashurit e tyre. Leonora Jakupi e ka humbur babain, por ka shkuar ta “vizitojë” në varreza.
Nuk mund të mos shkonte atje në një ditë të shënuar si kjo. Kështu në fakt e kërkon edhe tradita. Thuhet se në ditë Bajrami duhen përkujtuar familjarët e humbur.
Leonora e ndjek traditën dhe jo vetëm ajo, por edhe të vegjëlit e shtëpisë.