ShowBiz

Këta dy aktorë u larguan nga ‘Portokallia’

Nuk kanë thënë asgjë në lidhje me ndonjë rikthim të mundshëm. Erion Isai ishte i pari që reagoi në lidhje me lajmet për largimin e tij nga “Portokallia”. Pas 15 viteve në këtë program, ai vendosi të ndjekë një tjetër rrugë. Kanë qarkulluar disa fjalë se do vazhdojë angazhimin e nisur në politikë.
Aktori ka shkruar mbi eksperiencën e më shumë se një dekade dhe pasionin për televizionin, por sfidat e reja i pëlqejnë.

Pas tij ka reaguar edhe Bes Kallaku. Komenti i lënë prej tij në këtë foto, nënkupton që ai gjithashtu do të largohet. “Suksese të përbashkëta loku”, i ka shkruar kolegu.

Më pas ka qenë Xhemi ajo që ka shprehur se do ta marrë malli, kurse Gazi e ka porositur të mos harrojë pasaportën. Ndoshta nuk do të largohet jashtë Shqipërisë, por ka qenë thjesht një batutë.


Dikujt nuk i pëlqeu ky vendim i tiji. Bëhet fjalë për Ledio Lakon. Ai ia tha në koment se i kishte folur për këtë vendim, por tani s`kishte ç`bënte më.

Është zyrtare. Erioni nuk do të jetë më pjesë e programit të humorit.

Burimi i fotove: https://www.instagram.com/p/BYk5Vzng2yh/?taken-by=erion_isai

Burimi i fotos në kye: Top Channel