Nuk ka ditëlindje pa dhurata. Pjesë më e bukur e festës është ajo pas saj. Momenti i hapjes së dhuratave është gjithë surpiza, sidomos kur ke fatin e mirë të rrethohesh nga tre lloje njerëzish.
Së pari, janë ata që të njohin mirë dhe e dinë se ç`do.
Së dyti, ata që kanë shumë shije.
Së treti, ata që bëjnë surpriza.
Luana e ka këtë fat të rrethohet nga njerëz të tillë. Kështu që kur hapi kutitë e dhuratave që kishin bizhuteri dhe parfume, u lumturua. Ishte aq entuziazte sa e ndau momentin me ndjekësit e saj.
Një festë në jaht me më të dashurit e saj, dhurata të shtrenjta e të bukura. E çfarë të kërkosh tjetër?