Fama, hitet, koncertet, asgjë nuk krahasohet me krenarinë që të falin arritjet e fëmijës. Muharrem Ahmeti ka tërhequr dëftesën e vlerësimeve për të bijën dhe është lumturuar pafund. Elivja e tij, të cilës i bëri edhe këngë për ditëlindje ka dalë me rezultate të shkëlqyera. I ati ka shkrepur një foto të dëftesës dhe e ka ndarë me miqtë dhe fansat në rrjete sociale.
Gjithë mundi dhe sakrificat e përditshme është e habitshme sesi harrohen në një çast të vetëm përballë një flete të tillë.
Sa më shumë dije për Elivjan, gjithë fëmijët dhe sa më shumë prindër krenarë!