ShowBiz

Emra të rinj i bashkohen ‘Portokallisë’?!

Pas largimit nga “Portokallia” të Bes Kallakut dhe Erion Isait, hapësirat nuk do të mbeten bosh. Produksioni do të përfshijë të tjerë aktorë në programin e humorit. Një prej emrave që mund të jetë pjesë është Aleksandër Grami. Me mbylljen e “Pa limit” ndoshta aktori i është bashkuar trupës së “Portokallisë”. Kur u lajmërua mbyllja e “Pa limit” u diskutua se aktorët e programit do të kalonin te “Portokallia” dhe ndoshta nuk kanë qenë thjesht fjalë.
Një foto e Gazit me Aleksandrin na bën të mendojmë se do të ketë emra të rinj në programin e çdo të diele.

https://www.instagram.com/p/BYsodoHhBA7/

Link: https://www.instagram.com/p/BYsodoHhBA7/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BW5P-nmB0HB/?taken-by=gazpaja