Aktualitet

Në Këln po mbahet Konferenca e vitit 2017 për marketingun digjital – Nga dmexco

Dmexco është një biznes global dhe platformë inovatore e ekonomisë digjitale. Është një vend takimi për krijuesit, vizionarët, profesionistët e medias dhe marketingut si dhe njerëzit që merren ose që kanë interes mbi teknologjinë.
Në kuadër të kësaj, konferenca e vitit 2017 “Expo & Conference” për marketingun digjital do të organizohet sot dhe nesër në Këln të Gjermanisë, pra në datat 13 dhe 14 Shtator. Ndërkohë që ka nisur në orën 10:00 të paradites. Motoja e konferencës është “Ndriçimi i Epokës së Transformimit”. Në të do të prezantojnë mendimtarët më të rëndësishëm, liderët më të suksesshëm dhe nxitësit e ekonomisë globale digjitale, si: Marc Pritchard, shefi i markës “Procter & Gamble”, Mark Thompson, President dhe CEO i kompanisë “The New York Times”, Mainardo de Nardis, CEO global i “OM Worldwide”, Jack Dorsey, CEO i Twitter, Alison Lewis, global CMO e “Johnson & Johnson” e shumë emra të tjerë.

Në 2 ditë, 9 formate, 17 salla, më shumë se 250 orë program dhe më shumë se 570 folës.

Foto ekskluzive nga eventi:

 

Burimi i lajmit: https://dmexco.com/?/&broadcastId=fjEeuwRLERcCWYB7S

Burimi i fotove: © Anxhela Faber