Bora Zemani është diplomuar në një ditë me vëllain e saj. E gjithë familja ka shkuar në ceremoni. Në disa nga fotot e postuara nga Bora dallohet e ëma e saj, bashkëshorti Vin Veli si dhe djali i tyre Arbor. Padyshim që prezenca e tij është më e veçanta. Bora e ka përjetuar me emocion. Ndaj në foton me djalin shkroi: “Do përsëritet kjo foto pas nja 20 vitesh, por do jemi në role të kundërta… unë duke rregulluar Arborin të duket bukur në ceremoninë e diplomimit”.
Djali është kujdesur që mami të duket perfekte. Një foto për kornizë.
Link: https://www.instagram.com/p/BZGc50pAYzF/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BXz8IT8gj8L/?taken-by=borazemani