ShowBiz

Eni Çobani tregon momentin më të vështirë të ‘Shihemi në Gjyq’

Eni Çobani ka rrëfyer momentin më të vështirë në programit në spektaklin e djeshëm të “E Diela Shqiptare”. Si çdo gjë edhe ky angazhim ka qenë një sfidë sidomos në fillimet e tij. Avokatja tregoi se kishte pasur një çast kur deshi të tërhiqej. Një zonjë e rastit që do ta prezantonte të nesërmen në program i kishte telefonuar në mbrëmje për t`i thënë që nuk mundej të dilte në ekran. Eni mbeti pa gjumë. Ishte e vetmja gjë që mund të bënte në orën 11 e gjysmë të mbrëmjes.
Sapo ishte gdhirë, kishte marrë makinën për të shkuar në qytetin e zonjës së historisë. E kishte bindur të merrte pjesë, me shumë vështirësi.
Sigurisht që asgjë nuk është e lehtë, sidomos kur bëhet fjalë për tema delikate siç rubrika trajton.

Momenti nga programi:

https://www.youtube.com/watch?v=NlddzpsdjeI

Link: https://www.youtube.com/watch?v=NlddzpsdjeI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BZLIA11HM2Q/?taken-by=enicobani