ShowBiz

Soni Malaj këndon mbi gondolën mes Venecias

Zëri i ëmbël dhe oshëtitës i artistes shqiptare është dëgjuar sot në rrugicat me ujë të Venecias. Soni ka shkuar për disa ditë relaksi në qytetin e mahnitshëm dhe teksa shëtiste me varkë, një mik i kërkoi të këndonte një këngë. Ajo nuk i tha “jo”.
Nisi menjëherë të këndonte “Ave Maria” duke na emocionuar të gjithëve, pasi videon e ndau në rrjete sociale.
Momente perfekte dhe me siguri të paharrueshme për të. Sa do kishin guximin të këndonin aty? Ndaj është artiste kjo vajzë.

https://www.instagram.com/p/BZLZ29SHq9J/?taken-by=soni_malaj

Link: https://www.instagram.com/p/BZLZ29SHq9J/?taken-by=soni_malaj