ShowBiz

Burri i Fiori Dardhës bëhet xheloz për kërcimin e saj

Fiori Dardha është një ndër konkurrentet më karizmatike të “Dance With Me”. Ajo është pa komplekse dhe e ka thënë se mbi të gjitha ka shkuar për t`u argëtuar në program. Po ç`mendojnë familjarët për këtë gjë? Javën e kaluar realizoi një kërcim sensual me partnerin e saj të kërcimit dhe Alketa e pyeti se ç`mendonte i shoqi për këtë gjë.
Fiori tregoi çiltërsisht se ai është natyrë indiferente, por për një pjesë të performancës së javës kaluar kishte thënë se mund të shmangej.
Kurse i biri mendon se kërcen më mirë se e ëma. E vetmja që mendon se Fiori është më e mira, është nëna e saj, si çdo nënë. Vërejtjet që ajo i bën janë ato në lidhje me mënyrën e qëndrimit në skenë.

Momenti nga spektakli:

https://www.youtube.com/watch?v=8oWxLHXJyyw

Link: https://www.youtube.com/watch?v=8oWxLHXJyyw

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BZMRY0Hnpil/?taken-by=fioridardha