ShowBiz

Stresi publikon plagët e aksidentit

Stresi kishte bërë një aksident me motor dy ditë më parë. Ai ishte aksidentuar në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë, në mbrëmjen e datës 18 Shtator në orën 23:30. U tha se ishte jashtë rrezikut dhe kishte disa plagë.
Stresi sapo postoi disa foto ku duken gjymtyrë të fashuar dhe në allçi. Ashtu siç zakonisht ndodh, miqtë e tij kanë shkruar e vizatuar mbi të.

E rëndësishme është që ai të jetë mirë. Përpara e pret konkurrimi në “Kënga Magjike”.