ShowBiz

E vërteta e fotove në pranga të Albano Bogdos

Albano Bogdo është mirë dhe gati për premierën e “Apartamentit 2XL”. Këtë e lajmëruam ekskluzivisht nga burime pranë “Vizion Plus” pak orë më parë, në lidhje me moslargimin e tij prej programit.
Disa foto të publikuara pak më parë në portale që bënë xhiron e rrjetit e shfaqen zbathur dhe në pranga të rrethuar nga policë.
Mund të bëhet fjalë për ndonjë projekt artistik, siç mund të jetë një film, pasi aktori është duke punuar për programin e humorit.
Thuhet se do të ketë një film premierë, pjesë e të cilit është edhe ai.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BOMuWXPgSCE/?taken-by=albanobogdo