Fëmijët mund të dhurojnë lumturi si askush tjetër. Ata mund të të ndryshojnë mënyrën e të menduarit, ndjerit apo dhe gjithë jetën edhe kur nuk është fëmija yt. Turi për shembull edhe pse ka shumë njerëz që e duan, jo vetëm të familjes, por edhe fansa, ka treguar se kurrë s`ka marrë kaq dashuri sa sot.
“Ky është Rexhi, një djalë që vuan nga autizmi… E ëma më thotë që duke ndjekur ‘Oktapodin’, ka filluar të flasë! Sot e takova dhe nuk di çfarë të them… Nuk kam marrë kurrë kaq dashuri në jetë!”, ka shkruar ai.
Po a ka impakt më të madh një program sesa të bëjë njerëzit të flasin kur nuk kanë mundur për një kohë të gjatë?
Link: https://www.instagram.com/p/BZTOnuRFN14/
Me siguri vogëlushi do të jetë i ftuar në program dhe ne mezi presim ta shikojmë.