Marina dhe Luana janë të dyja njësoj simpatike por dikush prej tyre i ngjan më shumë të ëmës. E kemi thënë se Marina i ngjan më shumë po një foto e vjetër e saj e ka vërtetuar plotësisht. Jori, mbesa e madhe e shtëpisë ishte ajo që e postoi foton me gjyshen. Kur Zonja Maria ishte ende më e re ngjasonte edhe më shumë me të bijën. Janë gati identike. Nëse do të ishin motra të dyja, të lindura në të njëjtat vite, njerëzit do t`i quanin binjake.
Tani as Luana dhe as motrat e tjera s`kanë ç`thonë. Marina duhet të ndihet më e lumtura.