ShowBiz

Ledina Çelo zbulon më shumë rreth marrëdhënies me fëmijët

Ajo po e shijon totalisht rritjen e fëmijëve duke qenë se është shkëputur nga karriera momentalisht. Ledina vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pavarësisht kësaj, sepse në kohën kur merrte pjesë në festivale, ishte një ndër të preferuarat e publikut.
Sot, poston shumë nga jeta me fëmijët, argëtimet e tyre, por pak ka folur rreth marrëdhënies me ta. Erlisi dhe Ana janë rritur dhe dinamikat e marrëdhënies mes prindit dhe fëmijës rriten me rritjen e moshës. Ana për shembull bën edhe gabime, si çdo fëmijë tjetër. Po ajo paska një mënyrë interesante për t`iu shmangur kritikave dhe ndëshkimit. E merr mamin me të mirë duke i dhuruar një buzëqeshje.