Kaq ishte dhe muaji i mjaltit. Tani çifti u rikthye. Megjithëse duket të mos e kenë përjetuar keq këtë rikthim. Që prej avionit Xhensila shkroi se nuk ka si vendi i saj edhe pse shëtiti nëpër Dubai. Më pas sapo ka mbërritur ka bërë një festë gocash me motrën e saj dhe miket e ngushta.
Gjithashtu në shtëpinë e re të çiftit ka mbërritur Ana, motra e Besit me të bijën. Si Besi dhe Xhensila kanë shijuar disa momente të këndshme edhe me të. Dihet se lumturinë që ta fal një fëmijë s`mundet askush të ta dhurojë. Prania e gjithë njerëzve të dashur e ka bërë rikthimin e tyre më të këndshëm.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BZNjf0ohP-P/?taken-by=xhensilamyrtezaj