ShowBiz

Flor Agalliu rrëfen si është të punosh me gruan në një program

Që në momentin që doli lajmi se Flor Agalliu do të ishte pjesë e programit “Në shtëpinë tonë” u diskutua pjesa e vështirësisë së të punuarit me gruan në të njëjtin vend. I ftuar në “Pop Culture” Flori ka treguar se nuk ishte aq keq sa ai priste. Në punë janë të qetë dhe zënkat i kanë lënë për në shtëpi. Renisa, bashkëshortja e tij është autore e programit, kurse Flori moderator.
U mendua se kjo do të sillte ndonjë vështirësi të vogël për çiftin por nuk rezultoi kështu. Për ta nuk është as hera e parë që punojnë bashkë. Kanë pasur edhe eksperienca të tjera bashkëpunimi kështu që e kishin kaluar me kohë këtë fazë.
Aktori dhe moderatori u shpreh se tani që janë në të njëjtin televizion të dy është më e thjeshtë edhe për vajzën e tyre. Kur e pyesin se ku i punojnë prindërit ajo thotë: “Te Top Çeni”.

Intervista:

Link: https://youtu.be/8D5BAUuP8I8?t=5m46s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BXlVhbyFC5l/?taken-by=florianagalliu