Nuk ka ndodhur në film, por në realitet. Vetë “Vizion Plus” ka lajmëruar se gazetarja Pranvera Borakaj është bërë nënë për herë të parë ditën e shtunë. Ajo ka dhënë lajmet dhe menjëherë nga studio informative është dërguar për në maternitet. E bija u tregua e durueshme deri sa mami të mbyllte edicionin e mëngjesit për të lajmëruar më pas se po vinte në jetë. Pranvera kishte vendosur të mos largohej nga puna deri ditën e fundit.
Ende nuk ka postuar ndonjë foto të vogëlushes. Është akoma shpejt.
Me jetë të gjatë!
Burimi i lajmit: https://www.vizionplus.tv/moderatorja-pranvera-borakaj-eshte-bere-nene/
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10212564875489387&set=a.1533950941240.2085098.1008809925&type=3&theater