ShowBiz

Getoari publikon pamje nga parajsa e muajit të mjaltit

Getoari ka postuar më në fund pamje nga parajsa e këtyre ditëve të ëmbla. Ai dhe bashkëshortja e tij u nisën për në pushime në këto pak ditë që Marinës i kanë mbetur përpara nisjes së punës. Ajo e tha edhe për një intervistë se sa të gjenin pak ditë të lira do të arratiseshin siç e kishin zakon dhe e bënë.
Ndodhen në Xhamajka dhe ndërkohë që Marina nuk ka postuar asnjë foto, Geti ka sjellë disa pamje.
Duket se muajin e mjaltit duan ta shijojnë vetëm për vete, pa dhënë shumë detaje për publikun. Janë pushime romantike këto.