ShowBiz

Djali i dhuron Vesës mëngjese të mahnitshme

Nuk e ka të shoqin pranë, por tani që ka djalin ajo mundet të ketë gjithsesi mëngjese të magjishme. Vogëlushi i saj, Lian e ka parë mamin në një interpretim në video, kur ishte e ftuar në “E Diell” dhe e ka dalluar mes saj. Edhe pse Vesa e mbante në prehër, ai e ka drejtuar disa herë gishtin nga video duke thënë qartësisht tashmë “Mami, mami”.
Sigurisht që më e lumtura në këtë mes është Vesa. A mund të dëgjojnë veshët ndonjë fjalë më të bukur e të thënë kaq ëmbël?
Ajo e ka thënë edhe nëpër intervista se është e lumtur që po i shijon këto ditë me të birin.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BViJIBrj7p7/?taken-by=vesaluma