Lifestyle

5 këshilla për të qenë i suksesshëm në çdo fushë

Edhe nëse nuk jeni ndonjë fans i madh i futbollit me siguri e njihni Tom Brady dhe suksesin e tij në këtë fushë. Brady e ka çuar skuadrën e tij “Patriots” në 7 “Super Bowls” dhe 5 kampionate, duke fituar 4 “Super Bowl MVPs”. MVP, është akronim i “Most Valuable Player”, pra lojtarit më me vlerë.

Në librin e tij ka ndarë disa nga truket që të ndihmojnë për të arritur suksesin, jo vetëm në sport e futboll, por në çdo fushë.

Çelësi është reagimi që bëni ndaj pengesave që dalin gjatë rrugës.
Mund ta bësh jetën të vështirë sa të duash duke u fokusuar te gjërat negative, ose duke gjetur justifikime për gjërat që nuk dolën ashtu siç i prisnit. Sigurisht që rrugës ka pengesa dhe zhgënjime, e humb kontrollin, por nëse nuk gjen forcën për të lëvizur përpara, s`do ecësh dot kurrë.

Suksesi nuk është një përpjekje e vendosur.
Të jesh një yll futbolli është një sukses profesional me një mandat shumë të shkurtër. Duhet të vazhdosh të kesh dhe arrish qëllime të tjera.

Përqëndrohuni në dobësitë tuaja e jo në pikat e forta.
Duhet të merreni edhe me pikat e dobëta nëse kërkoni suksesin. Për t`u përmirësuar mund t`ju ndihmojë një mik ose një mësues. Por mos harroni të kaloni kohë cilësore me pikat e dobëta për t`i shndërruar në të forta.

Qëndrimi juaj është gjëja më e rëndësishme të cilën mund ta kontrolloni.
Në çfarëdo situatë, përpara një humbje, apo një shefi të keq, i rëndësishëm është qëndrimi që mbani. Brady sugjeron që vetja të mos shikohet si viktimë dhe të mos fokusohesh në gjërat negative. Ta harxhosh energjinë për të menduar negativisht s`të ndihmon, nuk është produktive.

Fleksibiliteti është kritik për avancimin.
Në mënyrë të veçantë, forca duhet të kombinohet me aftësinë për të qenë fleksibël dhe të përshtatet me nuancat më të fundit të lojës.

Burimi i lajmit: http://www.businessinsider.com/5-tips-to-be-successful-at-anything-you-do-according-to-tom-brady-2017-9

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BURfHpBhqeZ/?taken-by=tombrady