ShowBiz

Fjalët prekëse që ish-vjerra ka shkruar për Adelajda Xhamanin

Në këto momente është duke u përcjellë për në banesën e fundit gazetarja Adelajda Xhamani, kanë shkruar të gjithë për të duke përfshirë edhe Bjordin por nuk kishte sesi të mungonin dy fjalë dhe nga e ëma e tij.

Ish-vjerra e Adelajdës e prekur nga lajmi tronditës ka shkruar në rrjetet sociale një status shumë prekës për të: Me dhimbjen që nuk ma përballon shpirti, po të shkruaj e dashura Adelajda.. Ti hyre në jetën tonë, me çiltërsinë tënde,dhe le aty vetëm dashuri…. Ishe nje nga krijesat më speciale dhe më korrekte qe kam njohur dari tani, dhe do të mbetesh, gjithmonë në shpirtin tim si modeli i vajzës së vërtetë Shqiptare.. Një gjë nuk e bëre mirë zemra ime….nuk mendove për mamin tend që të kishte piķë të dobët,e siç e thërrisje ti (mbretëresha ime).Nuk dua ta besoj akoma ikjen tënde kështu pa pritur, por jam e bindur, që zoti të cilin ti e besoje dhe e doje shumë, të përzgjodhi per veten e tij. Sigurisht atje në parajsë do të shkëlqesh si një YLL dhe do të jesh engjëlli më i bukur dhe më i vlefshëm.. I pa harruar kujtimi yt…. Te puth fort. Adelajda Xhamani”

Burimi i lajmit: http://www.revistaclass.al/d/197/201/22069/fjalet-prekese-te-mamase-se-bjordit-per-adelajden-nje-gje-nuk-e-bere-mire-zemra-ime/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BZ01_rIgME7/?taken-by=adelaxhamani