ShowBiz

Detaje të pathëna nga dasma e Turit dhe Orindës

Ka qënë dje i ftuar në emisionin e Rudinës dhe Turi na ka rrëfyer shumë për dasmën, marrëdhënien me Orindën si edhe marrëdhënien e Orindës me nënën e tij.

Për përgatitjet e dasmës është marrë Orinda dhe Turi ka kontribuar shumë pak vetëm në muajin e fundit. Dita e dasmës ka qënë shumë emocionuese për çiftin dhe në shumë momente Turi ka ngelur i surprizuar.

Orindën ai e përshkruan me fjalët më të bukura. Për të Orinda është gjithçka dhe marrëdhënia e tyre ka qënë dhe është shumë e shëndetshme.

Së fundmi për marrëdhënien e nënës së tij me nusen, ai ka komentuar që duke qënë se Orinda është një tip sportiv ato shkojnë shumë mirë me njëra – tjetrën.

Gjithashtu në planet e tyre të afërta ishte edhe një fëmijë që Turi me humor e ka thënë që po punojmë me tre turne për të arritur qëllimin.

Video e plotë e rrëfimit gjëndet më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=DHMtLFgy_Xg

Link: https://www.youtube.com/watch?v=DHMtLFgy_Xg

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BXGTQylFmny/?taken-by=turjanhyska