Lifestyle

Ky Popeye artificial, rrezikon paralizën e krahëve

Ky i ri rus, krenari personale ka krahët e tij si Popeye. Personazh i animuar, me përmasa të çuditshme fizike. Kjo formë krahësh është rezultat i  injektimit të një kimikati të rrezikshëm në trajtë vajore.
Mjekët e kanë paralajmëruar djaloshin se ai mund të përfundojë me krahë të paralizuar. Por ky paralajmërim nuk i ka bërë përshtypje Kirill Tereshin, 21 vjeç, nga qyteti i Pyatigorsk në jug të rajonit të Stavrolol Krai të Rusisë. Ai ka postuar një sërë  fotografishë dhe video të formës së tij të çuditshme trupore në mediat sociale.

Por mjekët janë të shqetësuar se vaji i injektuar, i njohur si sintol, që ndihmon në zhvillimin dhe zmadhimin artificial të bicepsit, mund të shkaktojë dëme të përhershme.

Burimi i lajmit: http://www.dailymail.co.uk/news/article-5081053/Russian-Popeye-flexes-chemical-injected-biceps.html?ito=social-twitter_mailonline

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BbNcTsvH5tl/?taken-by=_slac_ker