Një foshnjë e lënë jashtë vëmendjes për vetëm 30 sekonda arriti të shkaktojë një dëm prej 1.000 dollarësh dhe ndërkaq zbavitej me atë që kishte bërë.
Jacob Frew, i cili është vetëm 18 muajsh, është filmuar duke luajtur pasi kishte derdhur bojë të bardhë në një qilim të zi, i cili ka kushtuar plotë 1000 dollarë.
Mamaja e tij tha se fëmija „djallëzor“ e përqeshte ndërsa ajo përpiqej të pastronte rrëmujën.
Jakobi u gjet nga mami Nicola, 33 vjeç, në korridorin e shtëpisë së tij, në një pellg të madh të bardhë rreth tij.
Boja kishte përlyer duart dhe këmbët e fëmijës dhe gjurmët e tij ishin kudo nëpër tapetin e shtrenjtë.
Burimi i fotos dhe lajmit: http://www.mirror.co.uk/news/world-news/toddler-who-left-alone-just-11526895#