Lifestyle

Shtatzënë dhe me një krah të vetëm, sërisht mbi sërf

Bethany Hamilton po pret fëmijën e saj të dytë dhe është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, por kjo nuk e ndal atë që të hipë mbi tavllën e sërfit për të mposhtur dallgët në Hauai.

27-vjeçarja, sërfiste profesioniste, ka humbur krahun e saj pasi u sulmua nga një peshkaqen në moshën 13-vjeçare, por kjo nuk e ka ndalur në asnjë moment dashurinë që ajo ka për oqeanin dhe betejën me dallgët.